Supermodelja Heidi Klum u shfaq në tapetin e kuq në New York së bashku me djalin e saj 20-vjeçar, Henry Samuel, i cili mori gjithë vëmendjen falë pamjes dhe gjatësisë së tij mbresëlënëse. I veshur me një kostum elegant dhe stil modern, Henry u dallua jo vetëm për stilin, por edhe sepse ishte dukshëm më i gjatë se nëna e tij, duke krijuar një moment që nuk kaloi pa u komentuar.
Henry, djali i Klum dhe këngëtarit Seal, po ndjek gjithnjë e më shumë hapat në botën e modës dhe tashmë ka filluar të ndërtojë karrierën e tij si model. Ai ka marrë pjesë në evente të rëndësishme dhe ka qenë pjesë e revistave të njohura, duke treguar se është një emër në ngritje në industrinë e modës, ndërsa fansat po e ndjekin me interes rrugëtimin e tij.


