Këngëtarja legjendare e muzikës country, Shania Twain, ka zbuluar se albumi i saj i ardhshëm do të fokusohet te vetë-reflektimi dhe rrugëtimi personal i jetës së saj. Në një intervistë, artistja tha se projektet e reja muzikore janë më personale se kurrë dhe lidhen me kujtimet e fëmijërisë, sfidat dhe paqen që ka gjetur me veten ndër vite.
Twain u shpreh se ndryshe nga albumi i saj i fundit “Queen of Me”, i cili kishte mesazh fuqizues, ky projekt i ri do të jetë më emocional dhe introspektiv. Ajo tha se tashmë ndihet “mirë” me jetën dhe rrugën që ka kaluar, ndërsa fansat do të kenë mundësi të njohin anë të saj që nuk i kanë parë më parë. Këngëtarja pritet të publikojë këngën e re “Dirty Rosie” më 13 maj.


