Shakira, këngëtarja e njohur botërisht, ka ndarë disa mendime në lidhje me ndikimin që jeta e saj personale ka pasur në karrierën muzikore. Ajo tregoi se si martesa e kufizonte, duke e bërë të vështirë të përqendrohej plotësisht në muzikë.
“Pas divorcit, ndihem shumë më e lirë për të eksploruar dhe eksperimentuar me zhanre të ndryshme muzikore,” tha Shakira. Sipas saj, tani që është grua e vetme, ka më shumë kohë dhe energji për të ndjekur pasionet e saj.