Në qershor të vitit 2022, u nda çifti i famshëm Gerard Piqué dhe Shakira, pasi që u zbulua se Piqué e tradhtonte me një tjetër. Pas ndarjes, Shakira shprehu zemërimin dhe dhimbjen nëpërmjet këngëve hakmarrëse.
Tani, pas dy vjetësh, Shakira jeton në Miami me fëmijët e saj dhe sot, më 22 mars, lëshoi albumin e ri “Las mujeres ya no lloran” (Gratë nuk qajnë më). Kjo vjen si një shenjë e një Shakire që po përpiqet të rikthehet pas periudhës së vështirë të ndarjes së saj.