Këngëtarja legjendare Selin Dion është rikthyer në skenën muzikore duke publikuar singlin e saj të parë pas shtatë vitesh, me titull “Dansons”. Kënga, e shkruar nga bashkëpunëtori i saj afatgjatë Jean-Jacques Goldman, sjell një tingull të fuqishëm dhe emocional në gjuhën frënge, duke e kthyer artistën te rrënjët që shënuan fillimet e karrierës së saj
Ky rikthim vjen pas një periudhe të vështirë për Dion, e cila u tërhoq nga skena për shkak të problemeve shëndetësore, përfshirë një sindromë neurologjike që ndikon në muskuj. Përmes këngës së re, ajo dërgon një mesazh shprese dhe qëndrueshmërie, ndërsa paralelisht ka paralajmëruar edhe rikthimin me koncerte në Paris, duke treguar se është gati të kthehet fuqishëm para publikut


