Këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez është shfaqur me një veshje elegante në emisionin Jimmy Kimmel Live!, duke ofruar frymëzim për stilin e festave të fundvitit. Ajo zgjodhi një fustan të shkurtër prej kadifeje të zezë, të dekoruar me një fjongo elegante.
Veshjen e kombinoi me geta të zeza, këpucë me taka dhe një çantë të vogël. Paraqitja e saj dëshmon se ngjyra e zezë mund të jetë po aq festive sa ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve.
Sipas stilistëve kadifeja, mëndafshi, sateni dhe dantella janë zgjedhje elegante për festat e fundvitit, ndërsa mund të përdoren edhe në raste të tjera gjatë sezonit dimëror.


