Shkencëtarët po zbulojnë pse arteriet e delfinëve mbeten të forta edhe në moshë të thyer. Ndryshe nga njerëzit dhe minjtë, gjaku i tyre nuk dëmton enët e gjakut – madje edhe kur arteriet e vjetra ekspozohen ndaj serumit të delfinëve të moshuar, ato mbeten të shëndetshme.
Ky fenomen mund të lidhet me përshtatjet evolucionare ndaj zhytjeve të thella. Tani, studiuesit po kërkojnë molekulat që mbrojnë arteriet e delfinëve, me shpresën se këto zbulime do të ndihmojnë në parandalimin e plakjes së arterieve dhe sëmundjeve të zemrës tek njerëzit.