Sipas kardiokirurgut Dr. Jeremy London, një nga ushtrimet më efektive për uljen e tensionit të gjakut nuk është ecja, vrapimi apo joga, por ushtrimi i uljes statike mbështetur në mur (wall sit). Ky ushtrim mund të realizohet në shtëpi, pa pasur nevojë për pajisje sportive.
Një analizë e publikuar në vitin 2023 në revistën British Journal of Sports Medicine, që përfshiu mbi 270 studime dhe rreth 16 mijë pjesëmarrës, tregoi se ushtrimet izometrike ulin mesatarisht tensionin sistolik me 8 mmHg dhe atë diastolik me 4 mmHg.
Ushtrimi realizohet duke mbështetur shpinën në mur dhe duke përkulur gjunjët në këndin 90 gradë. Studiuesit sugjerojnë katër përsëritje nga dy minuta, me pushime ndërmjet tyre, tri herë në javë. Ky ushtrim duhet të plotësojë aktivitetet e tjera fizike dhe jo t’i zëvendësojë ato. Personat me hipertension të pakontrolluar duhet të konsultohen me mjekun përpara se ta praktikojnë.


