Antony Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit, shënoi një vizitë të rëndësishme të dielën në Piramidën e Tiranës, ku u takua me rreth 100 të rinj shqiptarë të përfshirë në iniciativat amerikane për kulturën.
Në një fjalim frymëzues, ai u ndal tek arritjet e emrave të njohur shqiptarë në botë, si Dua Lipa dhe shkencëtarja Mira Murati, dhe përshëndeti kontributin e bizneseve shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
