Reperi i njohur, Ledri Vula, sot u shfaq në finalet e mëdha të Big Brother VIP Kosova 2, duke sjellë një performancë të jashtëzakonshme në skenë.
Në këtë ngjarje spektakolare, Ledri Vula jo vetëm bëri publik se albumi i tij i ri do të lansohet më 7 shkurt, por gjithashtu duket se konfirmoi ndarjen nga Sara Hoxha, me të cilën ka një vajzë.
Moderatori i spektaklit nuk mundi të rezistonte dhe e ngacmoi atë me një pyetje: “Se si po të duket jeta single?”
Ledri reagoi me një dozë humorit, duke thënë: “Qysh? Qysh? Qysh? Mirë, nice, nice jom. A po më shihni t’u qeshë?”