Sam Asghari, ish-burri i Britney Spears, ka thënë se i kujtohet me dashuri koha që kaloi me yllin e muzikës pop, megjithëse ata tani janë ndarë. Asghari, i cili u nda me krijuesen e hitit “Toxic”, ka thënë se nuk ka asgjë tjetër përveç kujtimeve të bukura nga koha e tyre së bashku.
Ai gjithashtu ka shtuar se nuk ka mëri ndaj ish-partneres së tij dhe nuk e kupton se përse njerëzit ndahen dhe flasin keq për njëri-tjetrin. Sam gjithashtu ka treguar se për momentin, ‘e vetmja grua’ në jetën e tij është qeni i tij, një ‘Doberman’ i quajtur Porsha.
Në gusht, ai ka postuar një mesazh emocionues në Instagram për divorcin e tyre, duke shkruar se ata kanë vendosur të përfundojnë rrugëtimin e tyre së bashku.