Mjekët paralajmërojnë se çanta e shkollës nuk duhet të kalojë 10% të peshës trupore të fëmijës dhe maksimumi 15%. Kjo do të thotë se një fëmijë i klasës së parë, që mesatarisht peshon 22–25 kg, nuk duhet të mbajë çantë më të rëndë se 2–2.5 kg. Çanta duhet të jetë e përshtatur me trupin, të mos kalojë mbi supe dhe të ketë rripa të gjerë e të rregulluar mirë që pesha të shpërndahet pranë shtyllës kurrizore.
Ekspertët nuk rekomandojnë çantat me rrota, sepse tërheqja anësore e tyre mund të shkaktojë deformime të shtyllës kurrizore dhe dhimbje në shpatulla. Të dhënat nga kontrolli sistematik i vitit 2023 tregojnë se 10.7% e fëmijëve kanë qëndrim jo të mirë trupor, më së shumti kifoza (lakim i shtyllës kurrizore prapa), si dhe probleme me këmbët tek rreth 22% e tyre.