Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Sa bakshish duhet të lini në vendet evropiane?

    Sa bakshish duhet të lini në vendet evropiane?

    Përzgjedhja Jonë April 22, 2025Updated:April 22, 20253 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kur udhëton ndonjëherë është e vështirë për të ditur nëse duhet të lësh bakshish apo jo.

    Zakonet ndryshojnë nga njëri vend tek tjetri dhe për t’i bërë gjërat pak më të lehta website-i britanik PopSugar ka bërë një përmbledhje të bakshisheve për të gjitha vendet europiane.

    Shqipëri: Bakshishi nuk është i kërkuar, por gjithmonë i vlerësuar. Pjesa më e madhe e njerëzve përpiqen që të rrumbullakosin faturën në restorante.

    Bosnje dhe Hercegovina: Çmimet në Bosnje dhe Hercegovinë janë shumë të ulëta, prandaj bakshishet do të vlerësohen. Ato janë të pranuara në restorante dhe bare (5-10 % të totalit të faturës).

    Bullgari: Stafi në Bullgari paguhet me pagë minimale, prandaj pret që ti t’i shpërblesh me ndonjë bakshish. (mesatarja është 10% e faturës)

    Republika Çeke: Të lesh 10% bakshish nga totali, veçanërisht në qendrat turistike, si Praga dhe Cesky Krumlov.

    Gjermania: Shërbimi gjithmonë është i përfshirë në faturat e restoranteve, por sikurse shpjegohet edhe në website-in knigge.de, duhet të japësh bakshish edhe kur nuk je i detyruar. Rrumbullakosja e faturës do të jetë e mjaftueshme.

    Greqia: Disa restorante e rrumbullakosin faturën paraprakisht, kështu që bëni mirë që të hapni sytë para se të jeni dorëlëshuar. Kur të jepni bakshish, lëreni mbi tavolinë ose në dorë kamerierit. Disa pronarë nuk i lejojnë kamerierët që ta mbajnë bakshishin.

    Irlandë dhe Angli: Gjithmonë pritet që të japësh deri në 10% të faturës bakshish në rast se shërbimi ka qenë shumë i mirë. Gjithsesi, ndonjëherë shërbimi është i përfshirë në faturë. Në këto raste mos u ndjeni të detyruar të lini më tepër bakshish.

    Itali: Bakshishet nuk priten duke qenë se shërbimi është ngarkuar brenda faturës. Pjesa më e madhe e njerëzve vendosin mbi tavolinë disa euro, por rrallë herë më shumë se 10% e faturës.

    Kosovë: Në Kosovë, bakshishi nuk pritet, por vlerësohet.

    Maqedoni: Duke marrë në supozim se shërbimi është i mirë, 10% bakshish mirëpritet në çdo restorant. Gjithashtu është e zakonshme që t’u lesh bakshish shofereve të taksive, apo së paku të rrumbullakosësh faturën.

    Mali i Zi: Në Malin e Zi, bakshish iu lihet kamerierëve, shoferëve të taksisë dhe stafit të hoteleve.

    Holandë: Tarifat e shërbimit do të iu ngarkohen në të gjitha faturat (përfshirë edhe taksitë)

    Poloni: Në Poloni, shoferët e taksive presin që t’iu lesh bakshish deri në masën 10% të faturës. Në restorante sigurohuni që bakshishi nuk është i përfshirë në faturë. Në rast se jo, ju duhet të jepni një bakshish në 10% të totalit të faturës. Mbani një gjë parasysh:Faleminderit përkthehet “mund ta mbash kusurin”.

    Portugali: Bakshishi është tepër i zakonshëm në Portugali, veçanërisht në zonat turistike. Shoferët e taksive presin që ta rrumbullakosësh faturën në 5 euron më të afërt, restorantet presin t’iu lësh 10% të faturës dhe baret presin t’ju lësh disa euro.

    Rumania: Bakshishet janë shumë të rëndësishme në Rumani, sa që duhet të japësh edhe në spitale përpara se të të vizitojë doktori.

    Serbi: Lënia e bakshishit në Serbi nuk është e detyrueshme, por do t’ju vlerësohet. Taksitë, lokalet dhe restorantet presin që të lini një bakshish duke rrumbullakosur faturën.

    Zvicër: Shërbimi do t’ju përfshihet në pjesën më të madhe të faturave, prandaj mos u shqetësoni në lidhje me bakshishet.

    Turqi: Në Turqi, pritet që të lini 5-10% bakshish të faturës, në bare, restorante dhe kafe. Edhe faturat e taksive pritet që të rrumbullakosen.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Erzana

    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024448 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024429 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023337 Views
    Our Picks

    Peshku – Burimi i proteinave dhe yndyrave të shëndetshme

    May 14, 2025

    Dardha – Fruti i pasur me fibra

    May 14, 2025

    Limoni – Fruti i shëndetit dhe freskisë

    May 14, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2025 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version