Robert De Niro i dha një mirënjohje të veçantë regjisorin legjendar Francis Ford Coppola, duke i falënderuar që nuk e pranoi në filmin e parë të trilogjisë “Kumbari”. Në një ngjarje në Los Anxhelos ku Coppola u nderua me Çmimin për Jetën nga Instituti Amerikan i Filmit, De Niro tha: “Faleminderit që nuk më pranuat për rolin në ‘Kumbarën” e parë – ishte puna më e mirë që nuk e mora kurrë! Kjo më la të lirë për ‘Kumbarën II’, dhe kjo ma ndryshoi jetën.”
Fituesit të dyfishtë të Oskarit iu bashkua në skenë edhe Al Pacino, i cili kujtoi përpjekjet e vazhdueshme të Coppola-s për ta mbrojtur kastin dhe vizionin e tij. “Gjithmonë luftoi për ne,” tha Pacino, “dhe rrezikoi karrierën për një film që sot konsiderohet kryevepër.” Filmi “Kumbari” (1972) mori tre çmime Oscar dhe mbeti ikonë kinematografike, ndërsa Coppola, edhe pas dështimit të fundit me “Megalopolis”, vazhdon të vlerësohet si vizionar i pandalshëm i artit filmik.