Sot është ditëlindja e babait të këngëtares së famshme, Rita Orës, Besnik Sahatçiu (Ora). Ai ka marrë urime të shumta për ditën e tij të veçantë, duke përfshirë dhe një urim të veçantë nga vajza e tij.
Ndërkohë, Rita Ora ka ndarë një foto të saj me babain në Instagram, duke e uruar për ditëlindje dhe duke shprehur falënderim për mbështetjen e tij gjatë gjithë kohës. Besniku u largua me familjen nga Kosova në Angli para fillimit të luftës në vitin 1991, kur Rita ishte vetëm njëvjeçare. Përveç Ritës, Besniku dhe Vera janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë, Elena dhe Doni.