Filmi i ri “Predator: Badlands” po shënon sukses të madh në streaming. Vetëm dy ditë pas publikimit në Hulu (dhe Disney+ në tregjet ndërkombëtare), ai është bërë filmi amerikan më i ndjekur në platformë.
Pas suksesit kritik të Prey (2022), regjisori Dan Trachtenberg vazhdon të ringjallë një nga seritë më të njohura të fantashkencës. Predator: Badlands u shfaq në kinema në nëntor të vitit të kaluar dhe fitoi 86% vlerësim nga kritikët dhe 95% nga publiku në Rotten Tomatoes, duke arkëtuar 184 milionë dollarë globalisht me një buxhet prej 105 milionë dollarësh.
Çfarë sjell “Badlands”?
Filmi ndjek historinë e Dek, një i ri Yautja (specia e Predatorëve), i cili nis një mision personal pas një konflikti të rëndë familjar. Në rolet kryesore shfaqen Elle Fanning dhe Dimitrius Schuster-Koloamatangi.
Megjithëse në kinema pati një performancë solide, duket se filmi po gjen suksesin e tij të plotë në streaming, duke u kthyer në një nga titujt më të komentuar të momentit.

