Shkencëtarët mund të kenë gjetur një mënyrë për të rivendosur zmaltin e dhëmbëve, duke parandaluar kështu formimin e kariesit dhe nevojën për plomba. Zmalti është shtresa e fortë dhe mbrojtëse që mbulon dhëmbët, por ndryshe nga pjesët e tjera të trupit, ai nuk rikuperohet natyrshëm. Deri tani, trajtime si fluori apo solucionet remineralizuese vetëm ngadalësojnë dëmtimin, por nuk e rikthejnë zmaltin e humbur.
Ekipi i profesor Alvaro Mata-s nga Universiteti i Nottingham-it ka zhvilluar një gel me një proteinë të modifikuar që imiton amelogeninën – proteinën që ndihmon në formimin e zmaltit gjatë fëmijërisë. Kur ky gel vendoset mbi dhëmbë në prani të kalciumit dhe fosfatit (edhe natyrshëm në pështymë), ai krijon një shtresë të re zmaltit deri në 10 mikrometra. Kjo shtresë lidhet fort me dhëmbin dhe qëndron për disa javë, edhe pas larjes së rregullt të dhëmbëve. Shtresa e re formohet brenda një jave dhe ka të njëjtën orientim kristalor si zmalti natyror, që do të thotë se ajo nuk është thjesht mbulim, por rindërtim i vërtetë.
Rezultatet janë publikuar në revistën shkencore Nature Communications. Testimet klinike pritet të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa produkti mund të përdoret në stomatologji deri në fund të vitit 2026. Nëse gjithçka shkon sipas planit, ky zbulim mund të ndryshojë përgjithmonë mënyrën si trajtohen kariesi dhe dëmtimet e dhëmbëve.

