Uji përbën një pjesë të rëndësishme të trupit tonë, duke zënë midis 45-57% të peshës së tij.
Ai luajn një rol jetik në shëndetin e zemrës, menaxhimin e peshës, performancën sportive dhe funksionin e trurit.
Studimet tregojnë se konsumi i një sasie të mjaftueshme uji mund të sjellë shumë përfitime për shëndetin tonë.
Sa ujë duhet të pimë për të qenë në gjendje të mirë shëndetësore?
Nuk ekziston një përgjigje e saktë për këtë, megjithatë, shumica e ekspertëve pajtohen rreth një sasie rreth 2 litra në ditë.
Megjithatë, pirja e tepërt e ujit mund të ketë efekte negative për shëndetin tonë.