Ka diçka të veçantë në aromën e bukës së sapopjekur që mbush kuzhinën dhe krijon një ndjesi ngrohtësie e rehatie. Edhe pse shumëkush mendon se përgatitja e bukës është e vështirë dhe kërkon përvojë, realiteti është krejt ndryshe. Një recetë e thjeshtë, pa shumë punë dhe pa nevojë për përzierje intensive, ka fituar popullaritet të madh në mbarë botën. Bëhet fjalë për një bukë me kore krokante dhe brendësi të butë, që i afrohet cilësisë së bukëve artizanale, ndërsa sekreti i saj qëndron te koha dhe minimalizmi – brumi “punon vetë”.
Kjo recetë kërkon vetëm disa përbërës bazikë që zakonisht i kemi në shtëpi dhe disa hapa të thjeshtë përgatitjeje. Brumi përzihet lehtë, lihet të pushojë derisa të dyfishohet dhe më pas piqet në një enë të nxehtë për të arritur teksturën perfekte. Rezultati është një bukë me pamje dhe aromë të jashtëzakonshme, që ka bërë për vete miliona njerëz. Pikërisht për shkak të thjeshtësisë dhe suksesit të garantuar, kjo metodë konsiderohet ndër më të besueshmet online dhe është ideale si për fillestarët ashtu edhe për ata që kërkojnë bukë shtëpie pa ndërlikime.


