Princi George ndoqi finalen e djeshme të Wimbledonit së bashku me prindërit dhe motrën e tij, Charlotte, ndërsa reagimi i tij pas fitores së Jannik Sinner ndaj Carlos Alcaraz u bë viral në rrjetet sociale.
Duket se 12-vjeçari ishte tifoz i tenistit spanjoll Carlos Alcaraz, ndaj humbja e këtij të fundit përballë italianit Jannik Sinner u përjetua rëndë prej tij.
Një fotografi ku Princi George shihet duke mbajtur gardhin e lozhës mbretërore me të dyja duart pas finales u përhap me shpejtësi dhe shërbeu si frymëzim për shumë meme në internet.

