Një studim i ri ka treguar se personat që qëndrojnë zgjuar deri vonë, të njohur si “nocturnal types”, mund të kenë rrezik më të lartë për probleme kardiovaskulare.
Sipas analizës së mbi 322 mijë personave, ata që janë më aktivë gjatë natës kishin deri në 79% më shumë gjasa për shëndet të dobët të zemrës krahasuar me tipat e tjerë.
Po ashtu, rreziku për sëmundje si infarkti apo goditja në tru ishte rreth 16% më i lartë tek “nocturnal types”, veçanërisht tek gratë.
Ekspertët theksojnë se kjo lidhet me zakone të pashëndetshme si gjumi i çrregullt, dieta e dobët, mungesa e aktivitetit fizik dhe pirja e duhanit.
Megjithatë, specialistët këshillojnë se rreziku mund të ulet duke mbajtur një stil jetese të shëndetshëm: gjumë të rregullt, aktivitet fizik dhe kontroll të faktorëve si tensioni dhe kolesteroli.


