Është publikuar pamja e parë nga seriali i shumëpritur “Harry Potter”, duke zbuluar aktorin e ri që do të interpretojë personazhin kryesor. Në fotot e para, aktori Dominic McLaughlin shfaqet i veshur me uniformën e Gryffindor-it dhe me fshesën e tij, duke rikthyer atmosferën klasike të Hogwarts-it dhe duke ngjallur nostalgji te fansat .
Seriali i ri, i cili do të prodhohet nga HBO, do të jetë një adaptim më i detajuar i librave të J. K. Rowling, me plan që çdo sezon të mbulojë nga një libër. Projekti pritet të zgjasë disa vite dhe të sjellë një kast të ri aktorësh në rolet ikonike, ndërsa premiera është planifikuar për vitin 2027


