Tingulli i shiut është një nga zhurmat më qetësuese për shumë njerëz. Por pse na ndihmon të flemë më lehtë?
Sipas shkencëtarëve, tingulli i njëtrajtshëm i shiut i ngjan të ashtuquajturës “zhurmë rozë” (pink noise), e cila ka frekuenca më të ulëta dhe perceptohet si më e butë për veshin.
Ky tingull mund të mbulojë zhurmat e papritura nga trafiku apo bisedat, duke krijuar një ambient më të qetë për gjumë.
Një studim i shkencëtarëve të MIT-it ka treguar se impulse të kontrolluara të zhurmës rozë mund të ndikojnë në valët e trurit gjatë gjumit. Megjithatë, ende nuk është vërtetuar se dëgjimi i zakonshëm i shiut përmirëson cilësinë e gjumit.
Ekspertët këshillojnë që, nëse tingulli i shiut ju relakson, mund ta dëgjoni para gjumit, por me volum të ulët.


