Një studim madhor 30-vjeçar me mbi 110 mijë pjesëmarrës zbuloi se njerëzit që kombinojnë disa lloje ushtrimesh si ecje, vrapim, yoga, pilates apo not kanë 19% më pak rrezik vdekshmërie sesa ata që i përmbahen vetëm një aktiviteti. Ekspertët nga Universiteti i Harvardit thonë se llojet e ndryshme të ushtrimeve ofrojnë përfitime plotësuese për trupin dhe mendjen: aktivitetet aerobike përmirësojnë zemrën dhe frymëmarrjen, ndërsa ushtrimet e forcës ndihmojnë muskujt, kockat dhe metabolizmin. Kombinimi i tyre, sipas studiuesve, përforcon efektet pozitive dhe mbron më mirë shëndetin afatgjatë.
Rezultatet treguan se personat që ushtronin shumëllojshmëri aktivitetesh kishin deri 41% rrezik më të ulët nga sëmundjet e zemrës, mushkërive dhe disa lloje kanceri. Sipas udhëzimeve të NHS, të rriturit duhet të synojnë 150 minuta aktivitet të moderuar ose 75 minuta aktivitet intensiv në javë, plus dy ditë ushtrime forcë. Studimi sugjeron se “pika optimale” për shëndet maksimal është rreth 6 orë ushtrim i moderuar ose 3 orë aktivitet intensiv në javë më shumë se kaq nuk sjell përfitime shtesë të rëndësishme. Mesazhi final? Mos u kufizoni në një sport të vetëm lëvizni në mënyra të ndryshme për të jetuar më gjatë dhe më mirë.

