Ja edhe 4 arsye pse duhet t’a dëgjoni radion:
1.Ndikon ne gjendjen emocionale
Radioja nuk lë askënd indiferent, në një mënyrë apo tjetër ndikon në gjendjen emocionale. Mund të gëzoheni, të pajtoheni me opinionet ose mund të zemëroheni. “Studimet na tregojnë se muzika, në veçanti, mund të gjenerojë një reagim emocional tek dëgjuesit, që përmes një mekanizmi kaskadë, ndikon në humor dhe në nivelin e aktivizimit psikofizik, në varësi të rastit”, vijon Carlotta.
2.Përmirëson kujtesën
Studime të tjera kanë nxjerrë në pah efektet e dëgjimit të muzikës në sfond, për performancën njohëse.
Për shembull, një studim i vitit 2014 i kryer nga një ekip ndërkombëtar theksoi se si rrjedha e notave muzikore, ndërsa bën aktivitete të tjera, përmirëson kujtesën dhe shpejtësinë e përpunimit të informatës te të moshuarit. “Mekanizmi është gjithmonë i njëjtë”, shpjegon Carlotta. “Stimulohen emocionet të cilat kanë një efekt përforcues në aftësitë memorike, duke nxjerrë në sipërfaqe kujtimet”.
3.Ju bën shoqëri
Radioja është një antidot ndaj vetmisë.
Në makinë, kur pastroni, kur gatuani: është shoqëri. Studimi australian që u fokusua në programe që përfshijnë pjesëmarrje aktive të audiencës: njerëzit deklaruan se radioja jep një kontribut të rëndësishëm në ndjesinë e tyre të mirëqenies, si dhe atë të lidhjes me komunitetin.
“Radioja ka fuqinë të krijojë një ndjenjë të fortë përkatësie tek dëgjuesit, aq sa të lejojë lindjen e komuniteteve reale”, konfirmon Carlotta. “Dëgjimi i zërit njerëzor na përfshin dhe është në gjendje të stimulojë pjesëmarrjen, na ndihmon të ndihemi pjesë e një komuniteti dhe ta perceptojmë veten si më pak të vetmuar”.
4.Nxitë imagjinatën tuaj
Radioja nxitë imagjinatën. Kush nuk ka provuar kurrë të imagjinojë fytyrat e drejtuesve të radios, flokët e tyre apo veshjet e tyre? Megjithëse përdorimi i mediumit vjen ekskluzivisht nga dëgjimi, ne shpesh përfundojmë duke fantazuar për skenarë të caktuar, gjë që na nxit teërësisht krijimtarinë.