Ekspertët paralajmërojnë se disa pije të përditshme mund të kenë ndikim negativ në shëndetin e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut. Pijet e gazuara të ëmbëlsuara përmbajnë sasi të larta sheqeri një kanaçe mund të ketë deri në dhjetë lugë sheqer gjë që nxit obezitetin dhe dëmton muret e arterieve. Nga ana tjetër, pijet energjike, të pasura me kafeinë, sheqer dhe substanca stimuluese, rrisin përkohësisht tensionin e gjakut dhe lodhin zemrën, sidomos kur kombinohen me alkool ose aktivitet fizik. Ekspertët këshillojnë të shmangen këto pije dhe të zëvendësohen me ujë të thjeshtë, çajra bimorë pa sheqer dhe ushqim të pasur me magnez për të mbajtur zemrën të shëndetshme.

