Për të lehtësuar dhimbjen e fytit, pini një pije natyrale me karafil, kanellë dhe xhenxhefil.
Hidhni këto përbërës në ujë të vluar, lërini për 10 minuta, pastaj pijeni ngrohtë. Karafili ka veti antivirale, ndërsa kombinimi me mjaltin lehtëson dhimbjet e fytit.
Megjithatë, nëse keni sëmundje kronike apo merrni medikamente, konsultohuni me mjekun tuaj para përdorimit. Pushoni dhe pini lëngje nëse keni sëmundje respiratore.