Revista People ka shpallur aktorin Patrick Dempsey si ‘Mashkullin më të Pashëm të Këtij Viti’.
Dempsey, i njohur për role në filma si “Made of Honor” dhe “Bridget Jone’s Baby,” është i lumtur për këtë nderim dhe shprehet se dëshiron ta përdorë atë për diçka pozitive.
Ai është i njohur edhe për angazhimin humanitar dhe themelimin e qendrës ‘Dempsey’ për mbështetje të pacientëve me kancer.