Në rrjetet sociale është përhapur shqetësimi se Google mund të përdorë përmbajtjen e email-eve për funksione të inteligjencës artificiale. Google i ka mohuar këto pretendime, duke theksuar se email-et nuk përdoren për trajnimin e modeleve të AI.
Përdoruesit që duan më shumë privatësi mund të çaktivizojnë “Smart features” në cilësimet e Gmail-it (në dy seksione, si në desktop ashtu edhe në celular).
Duhet pasur parasysh se çaktivizimi heq edhe disa funksione praktike, si përmbledhjet automatike, sugjerimet inteligjente dhe kategorizimin automatik të email-eve.


