Pamela Anderson tërhoqi vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia, ku u shfaq në prezantimin e filmit të saj të ri, “Place to Be”. Aktorja 59-vjeçare u paraqit me flokë bionde voluminoze dhe një pamje elegante, duke pozuar para fotografëve së bashku me ekipin e filmit.
Gjatë ditëve të festivalit, Anderson ka spikatur me disa paraqitje të ndryshme, nga kostumet elegante dhe veshjet në nuanca rozë deri te fustani portokalli që veshi në galanë Venezia 2026.


