Reperi amerikan Jay-Z është konfirmuar si artisti kryesor i spektaklit të pjesës së parë të Super Bowl 2027, një nga shfaqjet muzikore më të ndjekura në botë.
Ngjarja do të mbahet më 14 shkurt 2027, në stadiumin SoFi në Inglewood të Kalifornisë. Artisti e ka përshkruar këtë moment si një ëndërr të realizuar, pas tri dekadash në muzikë.
Prej vitit 2019, kompania e tij Roc Nation bashkëpunon me NFL-në në organizimin e spektaklit muzikor të Super Bowl-it. Këtë herë, Jay-Z do të jetë vetë në qendër të skenës.


