OpenAI ka hyrë zyrtarisht në garën e përkthimit online duke lansuar ChatGPT Translate, një platformë e re që përkthen në mbi 50 gjuhë dhe që synon shumë më tepër sesa një mjet klasik copy-paste. Ndryshe nga shërbimet ekzistuese, faqja sugjeron funksione të avancuara që pritet të mbërrijnë së shpejti, përkthim zanor në kohë reale, përkthim të imazheve – si shenja rrugore apo dokumente dhe përshtatje gjuhësore të kontekstit kulturor.
Lançimi vjen pikërisht në kohën kur Google po zgjeron agresivisht shërbimin e tij të përkthimit, duke shtuar 110 gjuhë të reja dhe duke prezantuar mjete të reja të mësimit të gjuhëve. Edhe pse OpenAI nuk ka dhënë afate për funksionet zanore apo vizuale, kompania konfirmon se po punon për ta bërë ChatGPT më të aftë në gjuhë dhe kultura të ndryshme, duke e pozicionuar platformën e re si një konkurrent serioz ndaj Google Translate dhe liderëve të tjerë të tregut.

