Aktorja e njohur shqiptare dhe ish-pjesëmarrëse e Big Brother VIP, Olta Gixhari, po përjeton një moment të ëmbël në jetën e saj.
Ajo ka ndarë lajmin e lumtur me të gjithë se bashku me partnerin e saj presin ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë.
Para ardhjes së foshnjës, Olta ka bërë një organizim për të zbuluar gjininë e saj. Në një video të ndarë në rrjetet sociale, është mësuar se ata presin një djalë sërish, duke bërë kështu këtë moment edhe më emocionues për ta.
Për Olta Gixhari, ky nuk është hera e parë që do të bëhet nënë. Ajo tashmë është nënë e një djali, i cili ka emrin Amar.