Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Oregonit në SHBA kanë arritur të kultivojnë me sukses patate në tokë që simulon përbërjen e sipërfaqes së Hënës. Ky rezultat përbën një hap të rëndësishëm drejt prodhimit të ushqimit për astronautët gjatë misioneve afatgjata hapësinore.
Eksperimentet treguan se duke shtuar 30 për qind kompost organik, patatet arritën të zhvillohen dhe të japin rendimente të krahasueshme me ato të kultivuara në tokën e zakonshme. Gjithashtu, ato ruajtën vlerat ushqyese dhe rezultuan të sigurta për konsum në kushtet e testuara.
Studimi, i mbështetur financiarisht nga NASA dhe i publikuar në revistën shkencore npj Microgravity, hap mundësi të reja për bujqësinë hapësinore. Në të ardhmen, astronautët mund të riciklojnë mbetjet ushqimore për të prodhuar kompost, duke zvogëluar varësinë nga furnizimet prej Tokës.


