Aktorja e njohur Nicole Kidman ka rikthyer vëmendjen e publikut me një ndryshim të ri në pamjen e saj, duke u shfaqur me një stil flokësh që po konsiderohet ndër më trendet e momentit.
Në premierën e projektit të saj më të fundit në New York, Kidman u prezantua me balluke të holla dhe të lehta (wispy bangs), një stil që i jep fytyrës një butësi të veçantë dhe një freski rinore. Flokët e saj ishin të mbledhura në një model elegant, duke krijuar një kontrast perfekt mes klasikes dhe modernes.
Ky ndryshim, edhe pse i thjeshtë në pamje të parë, ka bërë që shumë ekspertë të modës ta cilësojnë si një nga transformimet më të bukura të saj kohët e fundit. Balluket “wispy” janë të njohura për efektin natyral dhe lehtësinë që sjellin në pamje, duke u përshtatur pothuajse me çdo stil.
Ky look i ri vjen në kuadër të promovimit të serialit “Margo’s Got Money Troubles”, një projekt i ri që pritet të tërheqë vëmendje të madhe dhe të konfirmojë edhe një herë suksesin e saj në ekran.
Me këtë paraqitje, Nicole Kidman dëshmon se edhe një ndryshim i vogël mund të bëjë diferencë të madhe, duke mbetur gjithmonë një ikonë elegance dhe inspirimi në botën e modës dhe kinemasë.


