Këngëtarja Billie Eilish ka emocionuar fansat duke ndarë kujtime nga koha kur ishte një fanse e madhe e Justin Bieber. Ajo publikoi foto dhe video të vjetra nga fëmijëria, ku shihet e rrethuar me postera të Bieber-it, duke treguar sa shumë e admironte atë që në moshë të vogël.
Ky rikthim në të kaluarën erdhi pas një momenti shumë të veçantë në festivalin Coachella, ku Eilish u ngjit në skenë me idhullin e saj dhe u emocionua deri në lot. Ky moment u konsiderua si një “rreth i plotë” në jetën e saj, nga një fanse e zjarrtë në një superyll që ndan skenën me artistin që e frymëzoi.


