Aktori i dublimit Eric Bauza, i njohur për zërat e Bugs Bunny dhe Daffy Duck, ka vdekur papritur në moshën 46-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur familja përmes rrjeteve sociale.
Bauza ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Sipas autoriteteve mjekoligjore, shkaku ishte një sëmundje kardiovaskulare e lidhur me tensionin e lartë të gjakut.
Kanadezi me prejardhje filipinase ndërtoi një karrierë mbi dydekadëshe në animacion, duke u dhënë zë qindra personazheve. Ai fitoi tre çmime Emmy dhe kontribuoi në vazhdimin e trashëgimisë së “Looney Tunes”, me interpretime të personazheve që kanë shoqëruar breza të tërë shikuesish.


