Aktori amerikan James Van Der Beek, i njohur për rolin kryesor në serialin e famshëm për adoleshentë Dawson’s Creek, ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare pas betejës me kancerin e zorrës, raportoi BBC.
Në një njoftim në rrjetet sociale, familja bëri të ditur se ai “u nda nga jeta qetësisht, i rrethuar nga guximi, besimi dhe mirësia”. Sëmundja iu diagnostikua në gjysmën e dytë të vitit 2023, por ai e bëri publike vetëm në nëntor të vitit të kaluar. Van Der Beek, baba i gjashtë fëmijëve, u bë një figurë ikonike për rolet e tij në seriale dhe filma të njohur të viteve ’90 dhe 2000.

