Muzika nuk është vetëm argëtim – ajo ka fuqi të jashtëzakonshme shëruese. Që nga koha e Aristotelit dhe Sokratit, është besuar se harmonia dhe ritmi ndikojnë drejtpërdrejt tek shpirti dhe gjendja emocionale. Sot, muzikoterapia përdoret si mjet plotësues në trajtimin e depresionit, ankthit, autizmit, demencës apo edhe dhimbjes fizike. Shkencëtarët kanë vërtetuar se muzika ndikon në trurin tonë duke liruar dopaminë – hormonin e lumturisë dhe duke ulur kortizolin, hormonin e stresit.
Eksperimentet me minj kanë zbuluar se muzika e kompozitorëve klasikë, siç është Mocarti, rrit nivelin e baktereve të dobishme në zorrë dhe ul rrezikun nga infeksionet. Te njerëzit, muzika ndihmon jo vetëm në gjendjen shpirtërore, por edhe në ekuilibrin e mikroorganizmave në gojë dhe zorrë, duke ulur praninë e baktereve që lidhen me sëmundje neurologjike. Pra, muzika është më shumë se art – është një terapi natyrale, që forcon trupin dhe qetëson mendjen.