Filmi i ri festiv Goodbye June, me regji nga Kate Winslet, prek tema të ndjeshme si humbja familjare, por ka edhe një “kurth” të vogël për shikuesit: moshat e aktorëve.
Sipas The Guardian, Helen Mirren dhe Timothy Spall luajnë prindërit e katër fëmijëve të rritur, njëra prej të cilëve interpretohet nga Toni Collette. Po t’i llogaritësh moshat reale, matematika thjesht nuk funksionon – dhe filmi nuk e shpjegon fare.
Ky nuk është rast i izoluar. Edhe në projekte të tjera të fundit, aktore si Renée Zellweger apo Nicole Kidman luajnë nëna të fëmijëve shumë të vegjël, pa asnjë kontekst narrativ, ndonëse lindjet në këto mosha janë statistikisht shumë të rralla.
Pse ndodh kjo? Arsyeja është e thjeshtë: kur keni aktorë të klasit botëror, Hollivudi shpesh “mbyll njërin sy” ndaj numrave. Dhe ndoshta ka të drejtë – përderisa historia funksionon, mosha mbetet vetëm një detaj… derisa ta kërkoni në Google.

