Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi kanë ndarë lajmin e bukur se kanë adoptuar një vajzë. Çifti i ri e bëri njoftimin përmes Instagramit, duke thënë se ky verë shënoi ardhjen e “vajzës së tyre të ëmbël” dhe se ndihen të lumtur që po nisin një kapitull të ri të jetës së tyre. Ata theksuan se duan ta përjetojnë këtë periudhë në paqe dhe privatësi, duke shtuar në fund: “Dhe atëherë u bëmë tre.”
Ky hap i rëndësishëm në jetën e tyre vjen 15 muaj pas martesës së tyre. Për Millie Bobby Brown, e njohur nga seriali “Stranger Things” dhe filmat “Enola Holmes”, ky është një moment që e ka përmbushur emocionalisht, ndërsa Jake Bongiovi, djali i këngëtarit legjendar Jon Bon Jovi, ka qenë pranë saj në çdo hap të kësaj rruge. Çifti aktualisht jeton në një fermë me shumë kafshë, duke treguar shpesh pasionin e përbashkët për jetën familjare dhe kujdesin për kafshët.