Këngëtarja e njohur amerikane Miley Cyrus, 33 vjeçe, është martuar me muzikantin Maxx Morando, 28 vjeç, në një ceremoni intime të organizuar më 21 nëntor në Palm Springs të Kalifornisë. Çifti, që është bashkë prej disa vitesh, shkëmbeu betimet pranë një pishine, nën një hark të zbukuruar me lule të bardha.
Miley kishte zgjedhur një fustan të bardhë elegant, ndërsa në fotografitë e publikuara nga ceremonia shihet duke buzëqeshur dhe duke fshirë lotët e emocioneve. Në dasmë morën pjesë familjarë dhe miq të afërt, përfshirë nënën e saj Tish Cyrus dhe motrën Noah.
Çifti ishte njohur përmes një takimi të organizuar nga miqtë, ndërsa Morando, baterist i grupit Liily, i kishte propozuar martesë gjatë një udhëtimi romantik në Japoni. Kjo është martesa e dytë për Miley Cyrus, e cila më parë ishte e martuar me aktorin Liam Hemsworth, nga i cili u nda në vitin 2019.


