Studimi nga Universiteti i Padovas zbuloi se pothuajse të gjithë llojet e djathit përmbajnë mikroplastikë, sidomos djathrat e pjekur si parmezani, guda dhe çedari – me deri në 1,857 grimca për kilogram. Djathrat e freskët përmbajnë më pak, por sërish shqetësues, ndërsa qumështi rezultoi me nivelin më të ulët.
Mikroplastika hyn në djathë përmes ushqimit të kafshëve, pajisjeve të përpunimit dhe ambalazhit plastik. Këto grimca mund të shkaktojnë inflamacion, dëmtim qelizor dhe çrregullime hormonale, ndaj kërkohet më shumë kujdes në prodhim dhe konsum.

