Aktorja e njohur hollivudiane Michelle Pfeiffer rikthehet në ekran me serialin e ri dramatik “The Madison”. Seriali është krijuar nga Taylor Sheridan, autori i sukseseve televizive si Yellowstone, dhe konsiderohet një nga projektet e tij më emocionale deri më tani.
Në qendër të historisë është Stacy Clyburn (Michelle Pfeiffer), nënë e një familjeje nga New Yorku, e cila pas një tragjedie familjare vendos të zhvendoset në Luginën e lumit Madison në Montana për të filluar një jetë të re. Seriali trajton tema të forta si dhimbja, lidhjet familjare, dashuria dhe rikuperimi emocional, duke krijuar nje kontrast ne mes te jetës urbane dhe natyrës së egër të Montanës.
Në kastin kryesor, përveç Pfeiffer, marrin pjesë edhe aktorë të njohur si Kurt Russell, Patrick J. Adams, Elle Chapman, Matthew Fox dhe Beau Garrett, duke e bërë serialin një projekt me emra të mëdhenj të industrisë së televizionit dhe filmit.
“The Madison” premton një histori të fuqishme familjare dhe pamje spektakolare nga natyra e Montanës, duke e bërë një nga premierat më të përfolura televizive të këtij viti.
Bottom of Form


