Meta po sjell inteligjencën artificiale në 41 vende të Evropës, përfshirë edhe vendet e BE-së, duke filluar nga kjo javë.
Gjithashtu kjo do të jetë e disponueshme edhe për 21 territore evropiane, raporton Engadget.
Në njoftim, “Meta” është shprehur se i është dashur më shumë kohë për të sjellë këtë teknologji për përdoruesit europianë pasi po “lundron në sistemin e ndërlikuar rregullator”.
Kompania planifikonte që “Meta AI” të prezantohej në Evropë që vitin e shkuar, por planet u pezulluan pasi Komisioni irlandez i mbrojtjes së të dhënave i kërkoi që të vononte trajnimin e modeleve të gjuhës në përmbajtjet e shpërndara në Facebook e Instagram, nga përdoruesit evropianë.