Indet e gjalla kanë aftësinë të rikuperohen nga dëmtime të rënda falë një mekanizmi unik të quajtur përhapje kompensuese, i vërejtur për herë të parë tek larvat e mizave rreth 50 vite më parë. Një studim i ri i publikuar në Nature Communications ka shpjeguar më në detaje këtë proces, duke hapur mundësi të reja për parandalimin e rikthimit të tumoreve dhe për përmirësimin e rigjenerimit të indeve.
Ky proces lidhet ngushtë me disa enzima të njohura për rolin e tyre në vdekjen qelizore. Hulumtimi tregoi se disa qeliza, të quajtura DARE, aktivizojnë mekanizmin e vetëshkatërrimit, por nuk vdesin; përkundrazi, ato stimulojnë riparimin e indeve. Një grup tjetër qelizash, të quajtura NARE, ndihmon rigjenerimin duke parandaluar rritjen e tepruar. Këto qeliza u treguan jashtëzakonisht rezistente ndaj rrezatimit dhe vdekjes qelizore, deri në shtatë herë më shumë se qelizat e zakonshme, duke reflektuar mekanizma të ngjashëm me ato të qelizave tumorale.
Edhe pse rezultatet nuk janë testuar ende në inde njerëzore, shkencëtarët besojnë se kuptimi i këtij mekanizmi mund të çojë në teknika të reja për shërimin e dëmtimeve të indeve dhe në strategji për të penguar rikthimin e kancerit pas trajtimit.

