Supermodelja dhe prezantuesja e njohur Heidi Klum ka marrë serish vëmendjen e showbiz-it botëror me kostumin e saj të radhës për festën e Halloween-it në Nju Jork. Për të shënuar 25-vjetorin e organizimit të festës së saj ikonike “Heidiween”, 53-vjeçarja u shfaq e transformuar si një dorë gjigante e prerë dhe me detaje protezash shumë reale, duke befasuar të gjithë të pranishmit.
Klum tregoi se ideja i lindi vitin e kaluar duke shikuar dorën e saj të majtë, me thonjtë e kuq dhe unazat e martesës, duke menduar se si mund ta futë të gjithë trupin brenda saj. Paraqitja e saj u shoqërua me një ekip asistentësh të veshur me kostume mbrojtëse, duke vërtetuar edhe një herë pse mbetet padiskutueshëm mbretëresha e kësaj feste në Hollywood.


