Mariah Carey performoi në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike dimërore Milano–Cortina 2026, duke kënduar fillimisht këngën italiane ikonë “Volare (Nel Blu, Dipinto di Blu)”, e më pas këngën e saj “Nothing Is Impossible” nga albumi i fundit. Carey kishte veshur një fustan glamuroz të bardhë me kristale të personalizuar dhe u zbukurua me më shumë se 300 karat diamante të vlerësuara në miliona dollarë, gjë që bëri pamjen e saj një nga momentet më të shkëlqyeshme të natës.
Performanca pati komente të përziera online: shumë fansa e lavdëruan paraqitjen e saj dhe vokalin, ndërsa të tjerë ngritën dyshime për lip-sync ose përdorim të teleprompter-it gjatë këndimit të pjesës italiane , kurse organizatorët thanë se përdorimi i elementeve të regjistruara është normal në evente të mëdha televizive.

