Me të trokitur data 1 nëntor, mbretëresha e pop-it Mariah Carey ka ruajtur traditën e saj të famshme duke shpallur nisjen zyrtare të sezonit të festave të fundvitit. Në mesnatën e 1 nëntorit, këngëtarja publikoi në rrjetet sociale videon e saj të përvitshme me mesazhin ikonik “IT’S TIME!”, ku këtë herë solli një risi me motive pank-rok përpara se të shndërrohej në atmosferën e ngrohtë festive.
Kjo traditë digjitale, e nisur në vitin 2019, shënon edhe rikthimin e hitit historik “All I Want for Christmas Is You” në majat e dëgjimeve në mbarë botën. Videoja e re u prit me miliona shikime brenda pak orësh nga fansat, të cilët çdo vit presin simbolikisht “shkrirjen” e këngëtares.


