Mariah Carey la mënjanë për një moment fustanet elegante, diamante dhe takat e larta, duke u shfaqur në Nju Jork me një stil krejtësisht ndryshe. Këngëtarja 57-vjeçare kishte veshur xhinse të gjera nga Acne Studios, të dizajnuara me njolla dhe shenja që krijojnë qëllimisht efektin e rrobave të papastra.
Xhinset e pazakonta kushtojnë 850 dollarë, ndërsa Mariah i kombinoi me një bluzë të bardhë rrjete, me syze ovale dhe sandale me platformë.
Pamja e saj tërhoqi vëmendjen jo vetëm për shkak të çmimeve të larta, por edhe sepse përfaqësonte një ndryshim të madh nga stili luksoz me të cilin njihet zakonisht këngëtarja.


